Tahir Batatina i reagon ashpër deklarimit të Eroll Salihut në emisionin "Favorit" në T7 - Gazeta Express
string(85) "tahir-batatina-i-reagon-ashper-deklarimit-te-eroll-salihut-ne-emisionin-favorit-ne-t7"

Tahir Batatina i reagon ashpër deklarimit të Eroll Salihut në emisionin “Favorit” në T7

Gazeta Express

14/02/2020 21:52

Donatori i Llapit dhe kritiku numër 1 ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, Tahir Batatina, i ka reaguar ashpër Eroll Salihut.

Sekretari i FFK-së në emisionin “Favorit” në T7 tha se klubet e Superligës nuk kanë të drejtë të hyjnë në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së siç po kërkon Llapi me disa klube tjera, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Salihu po ashtu tha se donatorët e klubeve nuk japin para në FFK por marrin klubet përmes saj. Dhe, Batatina ka reaguar duke thënë se Eroll Salihu po e lyp “pensionimin” nga FFK-ja.

Në reagimin Tahir Batatinës në Facebook thuhet:

“Po befasohem shumë nga një jurist si Eroll Salihu që deklarohet se klubet nuk kanë të drejtë të kenë përfaqësues të tyre në Komitet Ekzekutiv ndërsa personat që nuk shpenzojnë për futbollin por marrin mijëra euro mund të jenë në Komitet duke i mbajtur delegatët e tyre nga 3 pozicione në FFK.

Shumë e çuditshme kjo deklaratë! Por siç duket Eroll Salihu është lodhur nga puna e Sekretarit, dëshiron të pushoj e të relaksohet pak… T.B”.