string(58) "taekwondistet-kosovare-fituan-medalje-ne-belgium-open-2023"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/03/2023 15:32

Taekwondistët kosovarë fituan medalje në “Belgium Open 2023”

Sporte tjera

Gazeta Express

21/03/2023 15:32

Taekwondistët kosovarë, Jon Gashi, Mal Sahiti dhe Elion Agushi kanë fituar medalje në turneun botëror “Belgium Open 2023”, të organizuar nga Federata Botërore e Taekwondosë në Lommel të Belgjikës.

Gashi e fitoi medaljen e artë në grupmoshën junior, kategoria -73 kg. Ai shënoi katër fitore.

Kurse, bursistët kosovarë “Shpresa Olimpike 2023”, Sahiti e Agushi fituan të bronztat për junior.

Mali i realizoi dy fitore dhe një tjetër pa luftë, në kategorinë -68 kg, ndërsa Agushi i shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë në kategorinë -63 kg.

Pjesëmarrës në turne ishte edhe bursisti ynë olimpik “Paris 2024”, Arnis Agushi, i cili u ndal në raundin e parë, sikurse Arbnor Bajra, Arbër Bajra e Rona Gashi, në grupmoshën seniore. /Gazeta Express/