Tabaku: Investimet e Ramës janë përralla, inaguron rrugë të nisura në 2013-ën - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2020 22:28

Tabaku: Investimet e Ramës janë përralla, inaguron rrugë të nisura në 2013-ën

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2020 22:28

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se investimet e qeverisë Rama janë përralla, pasi nuk janë reale, por fatura koncesionesh.

“Rreziku më i madh është që nga paaftësisë e qeverisë, nga mbyllja në pandemi, dhe nga ndihma më e ulur, e taksat e rritura, sot kemi një krizë ekonomike. Konsumi ka rënë me 3% nga viti 2005. Ëhstë rritur borxhi.

Investimet e Ramës janë përralla, janë ëndrra. Nuk ka asnjë reale në këto projekte, janë fatura koncesionesh. Është rritur fatura e incenatorëve. Ëhstë rritur fatura e rrugëve që nuk janë duke u ndërtuar.

Rama shkon bën inaugurime qesharake me rrugë që kanë nisur qysh në vitin 2013. Janë investime publike që nuk dihet se nga kanë shkuar paratë”, tha Tabaku në ‘Tempora’.