Tabaku: Buxheti për shëndetësinë, i pamjaftueshëm - Gazeta Express
string(47) "tabaku-buxheti-per-shendetesine-i-pamjaftueshem"

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2024 17:54

Tabaku: Buxheti për shëndetësinë, i pamjaftueshëm

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2024 17:54

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se, buxheti i propozuar për shëndetësinë është i pamjaftueshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, analizoi buxhetin e propozuar për shëndetësinë në vitin 2025, duke e cilësuar atë si të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Lexo Edhe:

Sipas Tabakut, buxheti nuk parashikon shtesa domethënëse për shëndetësinë, dhe shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë një përqindje të lartë nga xhepi i tyre për shërbimet shëndetësore.

“Sot, 48% e shpenzimeve për shëndetësinë mbulohen direkt nga xhepat e qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër vjen nga taksat e tyre” shprehet ajo.

Tabaku thekson se, përpos shëndetësisë, qytetarët shqiptarë janë të rënduar nga krizat e vazhdueshme të rritjes së çmimeve dhe pabarazisë në paga e pensione, të cilat i cilëson si pasojë e dështimeve të qeverisjes socialiste dhe investimeve të tepruara në projekte partneriteti publik-privat (PPP) të diskutueshme.

Në mesazhin e saj, Tabaku ngriti pikëpyetje se ku përfundojnë taksat e shqiptarëve, ndërsa theksoi rëndësinë e një buxheti më të drejtë dhe më të fokusuar për të përmirësuar shërbimet bazë për qytetarët.

“50% e të gjithë buxhetit që shpenzohet për shëndetësinë vjen nga xhepi i qytetarëve shqiptarë. Shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 266 euro, ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE është pothuajse 10 herë më e lartë, 2650 euro, e rajonit të paktën dyfish sa Shqipëria, 500 euro për frymë”, tha Tabaku.