Tashmë janë bërë rreth dy orë, prej se kur liderët kryesorë të partive politike në vend janë mbledhur në një takim të ftuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me bllokadën institucionale për shkak të moskonsituimit të Kuvendit, shkruan Gazeta Express.
Këtë takim, Kurti e thirri pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pikërisht lidhur me këtë situatë.
Në këtë vendim mes tjerash thuhet se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh nga dita e konstituimit të mëhershëm.
Nga fotografitë e dala nga takimi, shihet se ftesës së Kurtit i janë përgjigjur të gjitha partitë.
Aty shihen të jenë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me deputeten Vlora Çitaku,
Po ashtu edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovëss Lumir Abdixhiku, me shefen e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.
Kurse, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është prezentë deputetja Time Kadrijaj.
Në takim është edhe i pari i NISMA-s, Fatmir Limja.
Ndërkaq para takimit Kurti ishte shprehur se ‘‘Së pari ta shohim se kush po vjen, si pop ecën, e mandej shpresoj se do të kemi se çfarë të them”, ka thënë ai. /GazetaExpress