Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dje ka publikuar pamje nga droni, ku në oborrin e manastirit të Banjskës shihet nënkryetari i Listës serbe, Milan Radojiçiq bashkë me terroristë të tjerë.
Pas lirimit të rrugës për në Banjskë, ekipi i T7 ka shkuar në Manastir dhe sjellë pamje nga vendi ku u pa Radojiçiq:
Të dielën një grup terroristësh në Banjskë ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, një polic të plagosur dhe dy të lënduar. /GazetaExpress/