Tashmë kanë mbetur pak orë pak hapjes së vendvotimeve, ku qytetarët e vendit do të përzgjedhin udhëheqësit e tyre komunal për katër vitet e ardhshme.
Për këtë, sonte në Pressing në T7 do të diskutohet për disa orë.
Fillimisht i ftuar është Baton Haxhiu, i cili do të shpalos detaje për Exit Pollin që do të dalë ekskluzivisht sapo të mbyllen qendrat e votimit, në Pressing.
Pas kësaj, në pjesën e dytë panelistët diskutojnë për përmbylljen e fushatës dhe zhvillimet e ditës që lidhen me mandatimin e Kurtit për formimin e qeverisë.
Kurse, nga ora 22:10 i ftuar është Uran Ismajli, kandidati i PDK-së për Prishtinë.
Pastaj, nga ora 22:50 sërish flasin panelistët japin parashikimet e tyre për komunat në zgjedhjet e nesërme.