string(86) "t7-ne-skenderaj-mjeket-kane-vizituar-prinderit-e-faton-harjizit-pas-lajmit-per-vrasjen"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2024 17:48

T7 në Skenderaj, mjekët kanë vizituar prindërit e Faton Harjizit pas lajmit për vrasjen

Lajme

Gazeta Express

19/07/2024 17:48

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, përmes një lidhjeje direkte nga Skenderaj në emisionin FRONTAL ka raportuar për vrasjen e Faton Harjizit dhe për atë se si është pritur lajmi në qytetin ku Hajrizi ka lindur, shkruan Gazeta Express.

Gazetari i T7 thotë se prindërit e Faton Harjizit lajmin e kanë marrë nga mediat dhe se më pas kanë qenë mjekët e QKMF-së së Skenderajt që i kanë vizituar ata për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, raporton Gazeta Express.

“Ata iu kanë dhënë ndihmën e parë shëndetësore. Iu kanë dhënë edhe qetësues, nënës së Faton Harjizit, dhe babait, për shkak të gjendjes emocionale”, ka raportuar gazetari Morina.