Nga mëngjesi i 7 marsit, Televizioni T7 ka nisur me skemën e re programore. Pak kohë pas fillimit të punës në objektin e ri, T7 vjen me studiot e reja televizive, nga ku do të transmetohen emisionet më të shikuara e më të dashura për ju. T7 i ribrenduar dhe me përmbajtje të re dhe cilësore, do të jetë adresa me e sakte për ju për t’u informuar dhe argëtuar.
#Gjesi
#Gjesi çdo ditë do transmetohet në studion e re nga trio’ja Shpendi, Gelina e Vjosa, të cilët do të jenë nikoqirë të formatit dinamik me mysafirë të zgjedhur, ndërsa ekipi i #gjesi do të sjellin rrëfime nga e gjithë Kosova. Përpos studios së re, ngjyrave dhe ritmit të mëngjesit do të ketë dhe shumë rubrika të reja që do ta pasurojnë përmbajtjen e #Gjesi. Një mundësi tjetër për të kontaktuar dhe për të folur rreth temave të përzgjedhura janë dhe telefonatat live. #Gjesi, ju pret çdo mëngjes nga ora 07:00 deri në orën 10:30, ndërsa brenda formatit janë dhe 4 edicione të lajmeve, përfshirë dhe ballinat e gazetave botërore, natyrisht edhe ballina e Gazetës Express. Rrëfime interesante që nxjerrin në pah përditshmërinë, të arriturat dhe vështirësitë e shoqërisë do të pasqyrohen secilin mëngjes në #Gjesi.
Edicioni Express
Dy edicione të reja lajmesh do të sjellin ngjarjet kryesore në vend, rajon e botë. Edicioni Express është edicioni i parë më i zgjeruar brenda skemës programore. Edicioni Express transmetohet çdo ditë nga ora 13:00, ndërsa sjellë informacionet nga terreni dhe lidhje të drejtpërdrejta me gazetarët e T7 dhe Gazetës Express, që janë duke mbuluar ngjarjet e ditës.
Në të njëjtën frymë sjellim dhe edicionin e orës 15:00 që plotëson ditën tuaj me informatat më të reja nga terreni, përfshirë ngjarjet që janë duke u mbuluar nga Gazeta Express.
Frontal
Pas një dite me plot zhvillime në vend, është koha të informoheni për ngjarjet kryesore. FRONTAL është e hapësira informative që T7 sjell për ju. Në studion tërësisht të re, me një ambient dhe format dinamik, Arsim Lani sjell në studio protagonistët kryesorë të ditës. Duke u lidhur drejtpërdrejt me gazetarët e T7 dhe Gazetës Express, FRONTAL do të jetë aty për t’ju informuar për temat kryesore të ditës. Të ftuarit në studion e re do të jenë protagonistët e ngjarjeve kryesore, ndërsa rrëfimet dhe pikëpamjet e tyre shpalosen përballë gazetarit Arsim Lani, në FRONTAL, çdo ditë nga ora 17:00.
N’fokus
N’FOKUS është emisioni qendror informativ dhe një prej risive që T7 sjell me skemën e re. Një studio masive do të jetë skena ku do të trajtohen ngjarjet kryesore të sjella në mënyrë profesionale nga dhoma e lajmeve dhe prezantueset më eminente. N’FOKUS do të thellohet përtej lajmit, duke sjellë e dhe analiza e hulumtime që audienca të ketë një pasqyrë të qartë të zhvillimeve kryesore në vend, rajon e botë. Lidhjet e drejtpërdrejta, përmbajtja politike, sociale, ekonomike, kulturore, si dhe çështjet e sigurisë, janë vetëm disa nga temat që do të trajtohen në FOKUS.
Nën prezantimin e Aurora Susurit Gungës, Donjeta Gashit, Teutë Halilit e Ajda Shukriut, çdo mbrëmje nga ora 19:30 deri në orën 20:15 ju shoqëron N’FOKUS, ku do të mësoni më shumë edhe për Motin, nën drejtimin e Mendim Rugovës dhe Sportin nga Redaksia e Sportit me Aganin.
PRESSING
Siç dihet është një nga adresat kryesore të debatit politik mbarëkombëtar. Show politik më i shikuar në vend, me analistët më të mirë dhe temat e rëndësisë së veçantë, me autorin Leonard Kërquki, do të shfaqet në mbrëmje nga ora 20:30. Sikur edhe në të kaluarën do të sjellë përmbajtje ekskluzive, intervista, analiza rreth çështjeve më të mprehta aktuale. Studio e emisionit, tashmë ka një pamje të re, ndonëse ngjyrat identifikuese mbesin po të njëjtat.
dpt te FIDANI
Pas gjithë kësaj përmbajtjeje që T7 ofron për ju, bëhuni gati të mësoni edhe për një qasje tjetër rreth zhvillimeve në vend. Dpt te Fidani studio tash e tutje do t’i rikthejë telefonatat LIVE dhe lidhjet e drejtpërdrejta me video, ku në cilësinë e protagonistëve do të jenë qytetarët e zakonshëm, në rubrikën “Zani i Popullit”.
Emisioni dpt te Fidani do të vazhdoj të sjellë emrat e njohur të skenës politike, të cilët në një format më të veçantë do të sfidohen nga “Babika”. Edhe shumë risi ju presin çdo mbrëmje në dpt te FIDANI nga ora 22:30.
Shija e Anës
Çdo të diel, nga ora 20:10, ju shoqëron Shija e Anës. Kuzhina do të jetë pjesë e pandashme e të ftuarve të saj.
Ata do të gatuajnë bashkë, ndërsa rrëfimet e tyre do të jenë pjesë e darkës. Me të ftuar specialë nga bota e artit, kulturës e sportit, Shija e Anës, është emisioni më i ri që i shtohet skemës së re programore të T7. Sigurohuni që të keni përbërësit kryesor në kuzhinën tuaj dhe bashkë me Anën të mësoni receta të reja. Shija e Anës vjen në T7 bashkë me shijen e pranverës.
PRIZMA
Janë dy karrige dhe një ekran që janë bërë gati për emisionin shumë të veçantë në botën televizive. Të ftuarit do të shkëpusin tregimet e veta më të veçanta, të përcjella nga fotografi ose video që shfaqen në ekran. Me autorin, Dritan Dragusha, në studion e re vijnë protagonistë ngjarjesh që kanë bërë histori në letërsi, kinematografi, shkencë, kulturë e art. Këtë sezonë PRIZMA ka përgatitur edhe cikël emisionesh që do t’ju mbajnë për një orë afër ekranit. Emisioni shfaqet të shtuneve nga ora 20:10.