Syzet e diellit nuk duhet mbajtur asnjëherë gjatë këtij orari - Gazeta Express
string(61) "syzet-e-diellit-nuk-duhet-mbajtur-asnjehere-gjate-ketij-orari"

Syzet e diellit nuk duhet mbajtur asnjëherë gjatë këtij orari

Shneta

Gazeta Express

31/07/2022 16:21

Mbrojtja nga dielli nuk nënkupton vetëm aplikimin e një kremi me faktor UV, por edhe mbajtja e syzeve të diellit.

Megjithatë, ekspertët kanë përcaktuar në bazë të hulumtimeve se nuk është mirë të mbani syze dielli gjatë gjithë kohës, e sidomos herët në mëngjes. Në momente të caktuara të ditës, fshehja e syve pas syzeve nuk është një ide e mirë. Studimet tregojnë se fotoreceptorët në sy ndihmojnë në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit, i cili luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e gjumit, oreksit dhe shumë proceseve të tjera.

Lexo Edhe:

Hulumtimet tregojnë se ata që marrin “nivele të larta” të dritës së ndritshme në mëngjes shpesh flenë më mirë se ata që nuk janë të ekspozuar ndaj dritës dhe mbajtja e syzeve të diellit mund të ndërhyjë në këto procese natyrore. Profesori i oftalmologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, Dr.Stephen Foster, thotë se është më mirë të shmangni mbajtjen e syzeve të diellit ndërmjet orës 9 dhe 10 të mëngjesit.

Ai gjithashtu tregon se është e rëndësishme se cilat syze zgjidhni për mbrojtjen nga dielli, sepse jo të gjitha janë të një cilësie të barabartë. Mbajtja e syzeve të diellit mund të mbrojë sytë tuaj, por jo të gjitha syzet janë njësoj të mira. Okulistja Rebeça Taylor, zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë tha se:

Nuk ka rëndësi sa të errët janë dhe çfarë ngjyre ka xhami. Gjëja më e rëndësishme është që syzet e diellit bllokojnë 99 deri në 100% të rrezatimit UVA dhe UVB. Gjithashtu, polarizimi i xhamit nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen UV. Madhësia e xhamit është e rëndësishme gjithashtu.

Ndërkaq, nëse shpesh i pastroni syzet me bluzë apo një copë pëlhure të rastësishme, na lejoni t’ju themi se jeni duke vepruar gabim. Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë. Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre, që dëmtojnë lentet. Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.