Syzana Aliu, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” - Gazeta Express
string(67) "syzana-aliu-nje-nga-21-grate-e-titullit-zonjat-qe-bejne-shqiptarine"

Syzana Aliu, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

Gazeta Express

29/11/2019 20:48

Më 12 dhjetor, në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel, do të mbahet Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”.

Syzana Aliu është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence.

Lexo Edhe:

Kush është Syzanë Aliu?

Ndërmarrëse, pronare e kompanisë “Magic Ice”

Syzana ka dëshirë të udhëheqë, të jetë e pavarur dhe të krijojë gjëra të reja. Ndërmarrësia i mundëson të bëj të tri këto gjëra. Posa u diplomua, punoi në profesionin e saj si avokate. Për të ndihmuar komunitetin, Syzana punoi si profesoreshë në lëndën “Bazat e së drejtës”. Në mënyrë që të arrinte potencialin e lartë dhe të krijonte diçka të re, që të punësonte dhe fuqizonte njerëzit, vendosi të kalojë në botën e biznesit. Kështu hapi “Magic Ice”, fabrikën e prodhimit të produkteve të qumështit, akulloreve dhe djathërave…

Ishte një prej grave të para pronare dhe drejtoreshë e një kompanie kaq të madhe në shtetin e ri e në zhvillim Kosovën. Ajo u bë inspirim për gratë e tjera në rajon, duke qenë udhëheqëse dhe duke punësuar sa gra aq edhe burra në kompaninë e  saj me paqe të barabartë. Në të njëjtën kohë një nënë e devotshme. Ajo rriti 4 fëmijë së bashku me bashkëshortin  dhe partnerin Lulëzimin,  me të cilin  ndan jetën dhe kompaninë. Për të cituar

Znj.Aliu me rastin e saj duket se ka ndryshuar pak thënien  e mirënjohur duke plotësuar “mbrapa çdo gruaje te suksesshme, ndodhet një burrë i suksesshëm”.

Pra, që të  jesh  e suksesshme në biznes nevojitet një familje në harmoni e cila  mbështet, motivon dhe fuqizon njëri-tjetrin.