“Syri i natës”, operacion antidrogë në Peqin, 5 të arrestuar! Sekuestrohen armë dhe municion luftarak - Gazeta Express
string(96) "syri-i-nates-operacion-antidroge-ne-peqin-5-te-arrestuar-sekuestrohen-arme-dhe-municion-luftarak"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 8:30

“Syri i natës”, operacion antidrogë në Peqin, 5 të arrestuar! Sekuestrohen armë dhe municion luftarak

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 8:30

Policia e Peqinit ka finalizuar operacionin policor “Syri i natës” dhe ka vënë në pranga 5 persona, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.

Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. J.

Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.