Synimi për aneksim të rajoneve të okupuara, Putin del me thirrje për Ukrainën - Gazeta Express
string(76) "synimi-per-aneksim-te-rajoneve-te-okupuara-putin-del-me-thirrje-per-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2022 14:48

Synimi për aneksim të rajoneve të okupuara, Putin del me thirrje për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

30/09/2022 14:48

Putin i ka bërë thirrje Ukrainës që të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake dhe luftën “që ata filluan në 2014”.

Kievi duhet “të kthehet në tryezën e negociatave”, tha Putin, raporton The Guardian, transmeton Express.

Lexo Edhe:

“Ne jemi të hapur për këtë dhe e kemi deklaruar shumë herë”, tha ai.

Por autoritetet ukrainase duhet të “respektojnë shprehjen e vullnetit të popullit”, thotë Putin, duke iu referuar referendumeve të rreme të mbajtura në territoret ukrainase gjatë javës së kaluar.

“Ne do të mbrojmë tokën tonë duke përdorur të gjitha forcat tona dhe do të bëjmë gjithçka për të siguruar sigurinë e njerëzve”, tha presidenti rus.

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se ka katër rajone të reja të Rusisë, pasi njoftoi aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.