Sylvinho sqaron situatën e Adrian Bajramit: Zgjodhi Zvicrën, i uroj gjithë të mirat - Gazeta Express
string(81) "sylvinho-sqaron-situaten-e-adrian-bajramit-zgjodhi-zvicren-i-uroj-gjithe-te-mirat"

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 19:37

Sylvinho sqaron situatën e Adrian Bajramit: Zgjodhi Zvicrën, i uroj gjithë të mirat

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 19:37

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur hapur për rastin e mbrojtësit Adrian Bajrami, i cili ka vendosur të përfaqësojë Zvicrën dhe jo Shqipërinë.

Në konferencën e fundit për shtyp, braziliani ka treguar si ka rrjedhur komunikimi.

“Ne kemi plotësuar listën e madhe të lojtarëve që më 17 gusht dhe gjatë këtyre dy javëve nuk kemi pasur asnjë përgjigje nga klubet e secilit lojtar. Pas konferencës për shtyp të datës 29, kur publikuam edhe listën, nuk pati ndonjë ndryshim. Një ditë më vonë, më telefonuan nga Federata dhe më thanë që Adrian Bajrami ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Zvicrës,” tha Sylvinho.

Trajneri brazilian ka zbuluar gjithashtu se ka folur personalisht me futbollistin.

“Kam folur rreth 30 minuta në telefon me të. Nuk kam shumë gjëra për të thënë, kjo është një situatë që ndodh kudo në botë. Edhe gjatë kohës që kam qenë në Kombëtaren e Brazilit, ka pasur dy-tre lojtarë që ishin mes Brazilit dhe Italisë. Kjo është e vërteta,” theksoi ai.

Në fund, Sylvinho nuk e fshehu respektin për zgjedhjen e Bajramit, duke i uruar suksese në të ardhmen:
“I uroj gjithë të mirat dhe shumë fat lojtarit.”