Kombëtarja e Shqipërisë barazoi për herë të dytë radhazi në kualifikueset e Botërorit 2026.
Shqipëria u ndal edhe nga Letonia – pas Serbisë – me shifrat 1-1.
Pas ndeshjes, foli edhe Sylvinho, duke pranuar se ka gabuar në qasje.
“Futbolli nuk të fal, në pjesën e parë kemi gabuar goxha në qarkullimin e topit. Objektiv vendi i dytë? Nëse teorinë, pra ato në letër nuk i hedh në fushë, edhe po të ishim ekip si Gjermania apo Brazili, përsëri nuk e kapnim dot objektivin. Por sigurisht që ne u futëm në fushë për fitoren”, tha fillimisht ai.
“Shumë të gabuar në pjesën e parë, në pjesën e dytë ekipi po shtynte para për të shënuar gol. E theksoj se nuk është formacioni, por qasja e lojtarëve që kanë në fushën e lojës. Qasja ishte e gabuar, pjesa e parë ishte ashtu. Mund të pësonim dhe një gol ku mund të ishim në disavantazh”, shtoi Sylvinho.