Sylvinho: Nuk jemi si Spanja që të fitojmë 6-0 - Gazeta Express
string(45) "sylvinho-nuk-jemi-si-spanja-qe-te-fitojme-6-0"

Sport

Gazeta Express

08/09/2025 17:55

Sylvinho: Nuk jemi si Spanja që të fitojmë 6-0

Sport

Gazeta Express

08/09/2025 17:55

Në prag të ndeshjes së radhës të kombëtares së Shqipërisë, selektori Sylvinho ka dalë para mediave në konferencë për shtyp.

Ai ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të vitit 2026.

Tekniku Brazilian ka folur për kundërshtarin e “kuqezinjëve”, por edhe e ka përmendur Spanjën, e cila fitoi mbrëmë ndaj Turqisë 6-0.

“Nuk jemi si Spanja, nuk mund të fitojmë 6-0. Dy ditë më parë ne pamë ndeshjen e Letonisë me Serbinë dhe ndeshja ishte aty aty. Rezultatet të tipit 6-0 si Spanja mbrëmë ndodhin rrallë. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel. Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai shtoi duke thënë se në fushë mund të ndodhë gjithçka, sepse janë 11 kundër 11.

“Siç e thashë më përpara, është një moment i mirë i Kombëtares. Në futboll luan 11 kundër 11. Ekziston çdo rezultat. Futbolli është i tillë. Kur ke rezultat të mirë, gjërat ndryshojnë. Më shumë sesa për të shqetësohem për lojtarët që nuk janë në listat e ekipeve të tyre për Europën, shqetësohem për lojtarët që kanë ndryshuar skuadrën”, përfundoi ai.

Ndeshja Shqipëri – Letoni luhet nesër në “Air Albania” me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/