Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte në Varshavë për të shkruar historinë dhe për t’u afruar një hap më shumë me Botërorin 2026.
Përballë Polonisë, kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin vetëm fitoren, që do t’i dërgonte në finalen e “play-offit” për një vend në Kupën e Botës, që mbahet në SHBA, Meksikë, Kanada.
Vendasit shihen favoritë në këtë takim nga ana e basteve, por kuqezinjtë do të tentojnë të përsërisin atë fitore historike tre vite më parë që e kualifikoi në EURO 2024.
Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij sa i përket 23 lojtarëve që do të jenë në dispozicion për këtë duel, ndërsa në tribunë janë lënë Jasir Asani, Klinsman Cake dhe Nazmi Gripshi.
Sfida do të startojë në orën 20:45, dhe luhet në stadiumin “PGE Narodowy”./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...