Sylvinho i ftuar special në leksionin e hapur të kursit për trajnerë “UEFA Pro” - Gazeta Express
string(77) "sylvinho-i-ftuar-special-ne-leksionin-e-hapur-te-kursit-per-trajnere-uefa-pro"

Sylvinho i ftuar special në leksionin e hapur të kursit për trajnerë “UEFA Pro”

Sport

Gazeta Express

09/12/2023 21:49

Kursi për licencën e trajnerit UEFA Pro që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nisur prej disa javësh dhe në të marrin pjesë edhe emra të njohur të futbollit.

Ky kurs udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe bëhet fjalë për licencën më të rëndësishme për një trajner futbollit.

Lexo Edhe:

FSHF njoftoi se të mërkurën e ardhshme i ftuar special i Federatës Shqiptare të Futbollit në një leksion të hapur të kursit me temën “Roli i trajnerit” do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior, i cili do të diskutojë me të gjithë kursantët e këtij edicioni eksperiencën e tij si trajner.

Tekniku Sylvinho do të flasë për gjithçka ka të bëjë me punën e një trajneri dhe sigurisht do të japë këshillat e tij për trajnerët e rinj.

Leksioni do të zhvillohet më datën 13 dhjetor 2023, ora 11:00, në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit”. /Gazeta Express/