Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u ndal sërish te rëndësia e ndeshjes me Serbinë. Ai foli për deklaratën e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, kur i tha trajnerit serb për të fituar në Shqipëri.
Sipas Sylvinhos, futbolli luhet në fushë dhe zgjat 90 minuta. Ai nuk sheh presion në këtë ndeshje dhe gjithashtu u ndal te Asllani, i cili ka një ndeshje të madhe përpara, atë të finales së Champions League me Interin kundër PSG-së.
“Rikujtoj që Julian Shehu është grumbulluar sërish. Dajsinani është hera e parë që grumbullohet. Aliji është rikthyer me grumbullimin e dytë radhazi. Unë përfaqësoj 1-0 njerëz që punojnë çdo ditë. Në fund të fundit është fusha që flet. Nga këta 27 lojtarë, mua më duhet të vendos 11 prej tyre në fushë. Janë lojtarë që po rriten, por gjithmonë ka një limit për ndryshime nga një grumbullim në një tjetër. Nuk mund të bëj gjashtë ndryshime në çdo grumbullim. Gjithsesi lojtarët po rriten dhe pres shumë nga ata.”
Thirrja e presidentit të Serbisë për fitore në Shqipëri? E kam dëgjuar diku diçka të tillë. Por e bukura e futbollit është që zgjat 90 minuta. Do të duhemi të futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Unë jam i lumtur me lojtarët që kam zgjedhur dhe fusha do flasë vetë. E kam parë atë çka ndodhur vite më përpara dhe nuk shqetësohem, sepse ne i përgatisim lojtarët të luajnë 90 minuta. Ne kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës. Lojtarët më të mirë shqiptar, ata që zbresin në fushë, janë këta 27 që kemi përzgjedhur. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët që kemi grumbulluar. Christian Shpendi? Futbolli nuk bëhet brenda 24 orëve. Kur një lojtar që është i grumbulluar përgjigjet në fushë, ai mund të thirret sërish. Unë nuk besoj në 10 ndryshime në çdo grumbullim.”
Asllani në finalen e Ligës së Kampionëve? Është një nga ndeshjet më të bukura në botë. Ne jemi krenar për të dhe për çdo lojtar tjetër që luan. Çdo lojtar që ka pasur mundësinë ta luajë,. Është ndeshja më e bukur në botë. Asllani është një lojtar që lufton për të luajtur. Nuk ka munguar asnjë stërvitje. Dhe në Ligën e Kombeve ka bërë një paraqitje fantastike. Të gjitha pjesët janë të rëndësishme. Nuk ka një repart që ta fiton ndeshjen. Besoj se janë 11 lojtarë që mbrojnë dhe 11 lojtarë që krijojnë aksione. I rëndësishëm është ekuilibri i skuadrës. Jemi të kënaqur me lojtarët që kemi dhe do të punojmë të gjejmë këtë ekuilibër”, tha tekniku brazilian, përcjell Top Channel.