Syla: Sikur për Listën Serbe, VV do të duhej të kërkonte mosçertifikimin edhe të Mimoza Kusarit - Gazeta Express
string(93) "syla-sikur-per-listen-serbe-vv-do-te-duhej-te-kerkonte-moscertifikimin-edhe-te-mimoza-kusarit"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2024 16:35

Syla: Sikur për Listën Serbe, VV do të duhej të kërkonte mosçertifikimin edhe të Mimoza Kusarit

Lajme

Gazeta Express

26/12/2024 16:35

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka thënë se Vetëvendosje do të duhej të kërkonte mosçertifikim edhe të kandidates për deputete, Mimoza Kusari-Lila.

Kështu ka thënë Syla në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Sami Kurteshi, përpos Listës Serbe, kishte me qenë mirë me kërku mosçertifikimin e Mimoza Kusarit poashtu, si bashkëpunëtore e ngushtë e kësaj liste dhe seksere mes kriminelit në kërkim Radoiçiq dhe kriminelit të brendshëm Simiq. Të gjitha këto nën dirixhimin e Albin Kurtit”, ka thënë Syla.