Gazmend Syla, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se protesta e tyre kur ishte Trendafilova në Kosovë nuk ishte për ta frikësuar atë.
Ai ka thënë se nuk është në traditën e shqiptarëve kjo, si dhe shtoi se asnjëherë në vend nuk është kërcënuar ndonjë gjyqtar që është me ndonjë mision ndërkombëtar.
“OVL UÇK ka organizuar një aksion simbolik ditën kur Trendafilova ishte këtu, ideja ka qenë që ne të relativizojmë konferencën e saj ose së paku t’iu themi mediave tona që të mos e dëgjojnë atë, por të na dëgjojnë ne, sepse ne e themi të vërtetën për bashkëluftëtarët tanë dhe ajo”.
“Nuk ka qenë ideja që ne me shku 60 apo 70 burra që ta frikësojmë atë, nëse ajo është ndjerë e frikësuar. Nuk është në traditën tonë, në traditën e shqiptarit me shku me frikësu një zonjë në moshë të shtyer. Në fakt ishte vetëm kryesia e OVL UÇK-së nuk kem ftu veteranë të tjerë të bashkangjiten, siç ata po e quajnë, disa po e quajnë protestë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Ajo nuk ka pasë fare nevojë të panikohet sepse OVL UÇK, veteranët kanë dhënë shembull nuk mbahet mend që ndonjë herë ndonjë gjyqtar është kërcënuar apo frikësuar, apo ndonjë dëshmitar që ka mundur të ndikojë në ndonjë proces gjykimi. Këto janë disa trillime të Z. Trendafilova”, ka thënë Syla.