Syla: Ka indikacione të forta se mund të fillojë një valë e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës - Gazeta Express
string(93) "syla-ka-indikacione-te-forta-se-mund-te-filloje-nje-vale-e-cnjohjeve-te-pavaresise-se-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 7:33

Syla: Ka indikacione të forta se mund të fillojë një valë e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 7:33

Ish-konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka paralajmëruar se mund të fillojë një valë e re ç’njohjejve të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se këto indikacione i ka nga disa burime ndërkombëtare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se kjo mund të ndodhë si rezultat i dështimit të diplomacisë kosovare.

“Pas nje periudhe deshtimi total ne shtetndertim e diplomaci qe 5 vjet te qeverisjes Kurti, eshte e dhimbshme te kumtoje lajmin se ka indikacione te forta nga burime nderkombetare se mund te filloje nje vale ç’njohjeje e Pavaresise se Kosoves nga disa vende. Gjithesesi argumentin kryesor per kete ogur te zi, po e jep vet Kosova, lideret e saj, me perdhosje te cdo te arriture qe kemi bere nder vite si shtet e shoqeri, me do spektakle folklorike e ne kunderthenie te vazhdueshme me aleatet. Shteti eshte ne gjendje malinje e para dekompozimit! Eshte emergjence kombetare, detyre e cdo shqiptari brenda dhe jashte Kosoves qe te beje c’eshte e mundur per ruajtur ate qe kulmoi me vitin 2008, si arritja me e madhe e shqiptareve ne kete shekull!”, ka shkruar ai.