Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, po qëndron për një vizitë në vendin tonë.
Ajo do mbajë sot edhe një konferencë për media.
Por, kjo vizitë e Trendafilovas, po kundërshtohet ashpër nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Nënkryetari i OVL-së Gazmend Syla, tha në Klan Kosova se ky është një provokim.
“Ju e dini tash ky muaji maj, është muaji i përkujtimit të shumë masakrave e dëshmorëve që i kemi, Ka qenë krejt e panevojshme që kjo të vijë, zonja Trendafilova të na tregojë tash se çka po ndodh atje”, tha Syla
Ai iu bëri thirrje mediave që ta bojkotojnë konferencën e Trendafilovas.