Prishtinë, 17 Qershor – Ekspertë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe akterë kyç të sektorit të ushqimit në Kosovë, u mblodhën të martën në konferencën “Zhvillimi i Sektorit të Ushqimit në Kosovë – Arritjet dhe rruga përpara”, organizuar nga Swisscontact përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), të mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Konferenca u zhvillua në një moment kyç për sektorin e përpunimit të ushqimit në vend për të vlerësuar arritjet e deritanishme dhe të përcaktohet drejtimi për zhvillim të mëtejshëm, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Në fjalën hyrëse, Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Venera Çerkini, tha se sektori i bujqësisë është një shtyllë e rëndësishme të zhvllimit ekonomik në vend.
“Sektori i bujqësisë dhe ushqimi mbeten një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Ky sektor jo vetëm që siguron ushqim për qytetarët tanë por mbanë gjallë zonat rurale dhe ofron mundësi të qëndrueshme punësimi për mijëra familje në Kosovë.”, potencoi Çerkini.
Kurse Jean-Christophe Favre nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë tha se mbështetja e Zvicrës, përmes projektit PPSE ka hapur rrugë të reja të bashkëpunimit mes fermerëve, grumbulluesve, prodhuesëve dhe sektorit të shitjes me pakicë, duke e zhvilluar këtë sektor në nivel konkurrues në rajon.
Ndërkaq drejtori i Swisscontact në Kosovë, Fisnik Reçica falenderoi partnerët e projektit, dhe shtoi se pas 12 vitesh bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat dhe institucione publike, PPSE dëshmon se ndryshimi sistemor në Kosovë është i mundur kur krijohet pronësi dhe kapacitetet i qëndrueshëm tek vet akterët e tregut.
“Nga reflektimet tona si Swisscontact dhe si ekipë e PPSE që kemi bërë vitin e fundit nga mësimet më të rëndësshmë që mund të themi që e bën një projekt fascilitues si PPSE të suksesshëm është aftësia për të qenë fleksibël, i adaptueshëm, i ndërlidhur ngushtë me akterët, dinamikat dhe nevojat e sektorit.”, tha drejtori i Swisscontact në Kosovë.
Ndërsa detajet e punës 12-vjeçare të projektit PPSE në sektorin e përpunimit të ushqimit u prezentuan nga Avni Ramadani dhe Diana Rexhepi.
“Synimi jonë ishte që bashkarisht me akterët e sektorit dhe me një qasje gjithëpërfshirëse të angazhohemi në përmirësimin e konkurushmërisë, përmirësimin dhe diversifikimin e ofertës si dhe përmirësimin e qasjes në tregje.” theksoi Ramadani.
Rezultatet treguan ndikimin e intervenimeve sistemike dhe inovative në sektor.
“Qasja jonë me prodhuesit vendor ka qenë anagzhimi i përbashkët në ngritjen e kapaciteteve tekonologjike, forcimi i njohurive, avancimi dhe inovacioni prandaj është pa edhe një mundësi më e mirë jo vetëm për zhvillimin e produkteve të reja por u pa një mundësi për me shtu vlerën e produkteve.”, shtoi për fund Rexhepi.
Diskutimi pasues solli shembuj konkretë nga terreni përmes ndërmarrjeve të përkushtuara si AgroCelina, Bliff Organic, Liostep dhe Ananas Impex, që ndanë përvojat e tyre për përpunimin e ushqimit, sfidat drejt certifikimit organik dhe rritjes së kapaciteteve të eksportit.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...