Prizren – E themeluar më 12 tetor 2016, kompania Swiss Home Store SHPK është sot një nga prodhuesit më të specializuar në fushën e hijëzimit arkitektonik në Kosovë, duke ofruar ekskluzivisht sistemin zviceran Raffstore Z90 për tregun B2B.
Që nga fillimi, kompania është fokusuar në ndërtimin e një strukture prodhuese të qëndrueshme, duke kombinuar teknologjinë evropiane me përkushtimin e burimeve lokale. Me moton “Saktësia e Zvicrës, dora e Kosovës”, Swiss Home Store ka ndërtuar reputacionin e saj si partner i besueshëm për studio arkitekturore dhe kompani ndërtimi që kërkojnë zgjidhje moderne për kontrollin e dritës dhe estetikës së fasadës.
Më 1 nëntor 2024, kompania ka përfunduar investimin më të madh në rajon në këtë industri, duke instaluar linjën prodhuese ZeBr VT 12NC RDS Z90 – teknologjia më e avancuar në treg për përpunimin e profileve Raffstore.
Rezultatet janë të qarta:
– Kapaciteti prodhues është rritur nga 40 copë në dy turne, në 100 copë për vetëm një turn pune;
– Koha e liferimit është zvogëluar ndjeshëm – nga 24 orë, në vetëm 3 orë nga momenti i porosisë.
Ky përmirësim operacional rrit efikasitetin dhe besueshmërinë e shërbimit, duke vendosur Swiss Home Store në të njëjtin nivel me prodhuesit lider në tregjet evropiane.
Raffstore Z90 prodhohet në ambientet e Swiss Home Store me profile alumini të lyer elektrostatikisht sipas standardeve Qualicoat, ndërsa motorizimi realizohet me komponentë Somfy®, lider botëror në automatizim. Produktet prodhohen në përputhje me praktikat më të mira evropiane të prodhimit, duke siguruar qëndrueshmëri ndaj kushteve atmosferike dhe jetëgjatësi të lartë.
Duke operuar vetëm në segmentin B2B, kompania ka ndërtuar një model të qëndrueshëm biznesi, i cili garanton shërbim profesional, reagim të shpejtë dhe kapacitet për të përballuar projekte të mëdha me afate të ngushta.
📍 Rr. Mojsi Golemi PN, Arbanë, Prizren, Kosovë
📞 +383 46 425 235
✉️ [email protected]
🌐 www.swisshomestore.com