Swift, shiti më se shumti këngë dekadën e fundit - Gazeta Express
string(47) "swift-shiti-me-se-shumti-kenge-dekaden-e-fundit"

Gazeta Express

13/02/2020 20:45

Swift, shiti më se shumti këngë dekadën e fundit

Gazeta Express

13/02/2020 20:45

Një raport i ri e ka zbuluar se ylli i muzikës Taylor Swift, në dekadën e fundit, ka shitur më shumë këngë se çdo artist tjetër.

Këngëtarja e njohur amerikane e shpërblyer me çmime të shumta gjatë karrierës së saj muzikore, ka arritur t’i shes 75,893,000 këngë në këto dhjetë vjetët e fundit. Kështu ka bërë të ditur revista “Forbes”.

Lexo Edhe:

Swift i ka lansuar katër albume nga ai i vitit 2010, “Speak Now”, dhe secili prej tyre ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në treg, transmeton Koha.net.

Albumi i fundit i këngëtares, “Lover”, tashmë I ka shitur më shumë se 5 milionë kopje dhe këngët, “Me!”, “You Need To Calm Down” dhe “Lover”, janë vlerësuar me certifikatën “Platinum”.

Në vendin e dytë të kësaj liste është renditur reperi, Eminem, me shitjen e 63,501,000 këngëve në dekadën e fundit.