Sveçla pasi policia tha se gjeti armë në Veri: Asnjë pjesë e territorit s’është më strehë për kriminelë - Gazeta Express
string(102) "svecla1-pasi-policia-tha-se-gjeti-arme-ne-veri-asnje-pjese-e-territorit-seshte-me-strehe-per-kriminele"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 18:10

Sveçla pasi policia tha se gjeti armë në Veri: Asnjë pjesë e territorit s’është më strehë për kriminelë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 18:10

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka gjetur armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut.

Rreth kësaj ka reaguar Xhelal Sveçla. Ky i fundit ka deklaruar se asnjë pjesë e territorit të vendit nuk është më strehë për kriminelë e as për armatim.

Postimi:

Asnjë pjesë e territorit të Republikës sonë nuk është më strehë as për kriminelë e as për armatim apo elemente të tjera që cënojnë sigurinë e vendit tonë.

Në qendër të Mitrovicës së Veriut, në bodrumin e një ndërtese kolektive sot janë gjetur dy armë, municion i llojeve të ndryshme, karikatorë, gazmaskë e pranga.

Mbetemi të përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit, sigurisë dhe stabilitetit për qytetarët tanë dhe për Republikën tonë.