Sveçla: Vonesat e certifikatave dhe letërnjoftimeve, për shkak të mundësisë së keqpërdorimit me tenderë - Gazeta Express
string(102) "svecla-vonesat-e-certifikatave-dhe-leternjoftimeve-per-shkak-te-mundesise-se-keqperdorimit-me-tendere1"

Gazeta Express

26/10/2020 23:47

Sveçla: Vonesat e certifikatave dhe letërnjoftimeve, për shkak të mundësisë së keqpërdorimit me tenderë

Gazeta Express

26/10/2020 23:47

Ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar në emisionin DPT te Fidani në T7 vonesat në propozimin e tenderëve për certifikata dhe letërnjoftime.

Qytetarët ka kohë që po përballen me mungesë të materialeve derisa Ministria e Punëve të Brendshme është arsyetuar se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë nuk ka arritur që t’i kryejë me kohë procedurat e prokurimit për këtë furnizim.

Svecla ka thënë se kjo po bëhet për shkak të mundësisë së keqpërdorimeve me tenderë. Sipas tij, këto vonesa do mundësojnë shpalljen e tenderëve në momentet e fundit.

“Vonesat e certifikatave dhe letërnjoftimeve, për shkak të mundësisë së keqpërdorimit me tenderë”, thotë ai. /Express/