Sveçla: Serbia po e shkel hapësirën tonë ajrore përmes dronëve, po i hetojmë bashkë me KFOR'in dhe shërbimet partnere - Gazeta Express
string(114) "svecla-serbia-po-e-shkel-hapesiren-tone-ajrore-permes-droneve-po-i-hetojme-bashke-me-kforin-dhe-sherbimet-partnere"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 17:43

Sveçla: Serbia po e shkel hapësirën tonë ajrore përmes dronëve, po i hetojmë bashkë me KFOR’in dhe shërbimet partnere

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 17:43

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kohën e fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.

“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Tash kohën e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, ka thënë ai në KTV.

Sveçla ka thënë se kanë identifikuar disa raste të dronëve serbë mbi Kosovë, mirëpo sipas tij nuk ka asgjë për t’u brengosur.

“Ka ndodhur në disa raste. Ne jemi duke i hetuar në mënyrë profesionale në bashkëpunim edhe me KFOR por edhe me shërbimet partnere dhe  në momentin që kemi më shumë patjetër që do të ndajmë informatat. Tash për tash nuk ka ndonjë gjë për të cilën publiku i Kosovës duhet të brengoset, të gjitha institucionet e Kosovës janë në krye të detyrës.  Por e thash duke dashtë që të pasqyrojë natyrën e veprimit të institucioneve të Serbisë dhe  e përmenda edhe paradën ushtarake  e cila në vetvete është një kërcënim ndaj Republikës së Kosovës posaçërisht meqenëse shumica e vendeve që rrethojnë Serbinë janë anëtarë të aleancës ma të madhe ushtarake NATO-s, do të thotë Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria por edhe Bullgaria e vendet e tjera fqinje nuk mund të jenë të cenueshme nga Serbia. Potencialisht janë dy vende të cilat Serbia do të mund t‘i cenonte, ato janë së pari Bosnjë e Hercegovina e cila është duke u ballafaquar me paqartësi politike por edhe situata të rrezikshme në vazhdimësi dhe Republika e Kosovës e cila përderisa për çdo ditë e më shumë po fuqizohet dhe po arrin suksese prapë ballafaqohet me këtë politikën e vjetër hegjemone të Serbisë e cila edhe siç ka deklaruar vet ndryshimin e rrethanave globale që potencialisht të cenojë prapë Kosovën”, tha ai.