Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon - Gazeta Express
string(84) "svecla-serbia-ne-panik-shkolla-ruse-per-destabilizim-te-kosoves-e-rajonit-po-deshton"

Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon

Gazeta Express

07/09/2024 19:41

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është duke i dështuar “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës dhe rajonit.

Sveçla ka thënë se Serbia po synon që të intensifikojë agresivitetin e luftës speciale kundër Kosovës duke kombinuar propagandën, operacionet subversive, ofensivën diplomatike përmes metodave të luftës hibride, sipas shkollës ruse.

Lexo Edhe:

Por, ai thotë se dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese, kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviçin, Vulinin, Radojçiqin, të cilët të dëshpëruar, po synojnë ende që “shkollën ruse” për destabilizim, ta implementojnë në rajon.