Sveçla pas takimit me Prattipatin: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve në funksion të sigurisë në vendin tonë - Gazeta Express
string(126) "svecla-pas-takimit-me-prattipatin-e-falenderova-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-te-shbave-ne-funksion-te-sigurise-ne-vendin-tone"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 19:48

Sveçla pas takimit me Prattipatin: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve në funksion të sigurisë në vendin tonë

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 19:48

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë një postim pas takimit që ka pasur me të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Sveçla, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve për institucionet e Kosovës.

Postimi:

Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-ve, znj. Anu Prattipati.

E informova mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet tona në fushën e sigurisë, mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës.

Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement