Sveçla e Krasniqi "zbarkojnë" te urat në Mitrovicë, punëtorët aty pa helmeta e doreza, dinamika sipas parashikimeve - Gazeta Express
string(111) "svecla-e-krasniqi-zbarkojne-te-urat-ne-mitrovice-punetoret-aty-pa-helmeta-e-doreza-dinamika-sipas-parashikimeve"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 15:02

Sveçla e Krasniqi “zbarkojnë” te urat në Mitrovicë, punëtorët aty pa helmeta e doreza, dinamika sipas parashikimeve

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 15:02

Dyshja qeveritare, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, që e kanë shndërruar Mitrovicën dhe Veriun e vendit në destinacionin e tyre favorit, kanë vizituar sot punishten ku po ndërtohen dy urat e reja, shkruan Gazeta Express.

Elbert Krasniqi ka publikuar fotografi të punës që po bëhet, duke thënë e punimet po shkojnë sipas planifikimeve.

Megjithatë në fotot që publikon vetë Krasniqi dikush nga punëtorët shihet fare pa pajisjet adekuate të sigurisë në vendin e punës. Dikush pa helmetë e pa doreza, dikush vetëm pa helmetë dhe një tjetër shihe në mes të vendpunishtes fare pa veshje të punës.

Kjo s’i ka bërë përshtypje ministrit Kransiqi, i cili vetëm është kujdesur të përçojë mesazh politik nga vizita.

“Për urat që lidhin qytetin dhe projektet që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Qeveria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës”, ka shkruar ai.

Fotografitë e publikuara nga ministri Krasniqi, ku dikush shihet pa helmetë, e dikush pa doreza