Sveçla e Bahtiri pyeten për planin 15 pikësh të LDK'së, "nuk e kam lexuar", "nuk ia vlen me lexu" - Gazeta Express
string(90) "svecla-e-bahtiri-pyeten-per-planin-15-pikesh-te-ldkse-nuk-e-kam-lexuar-nuk-ia-vlen-me-lexu"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 11:10

Sveçla e Bahtiri pyeten për planin 15 pikësh të LDK’së, “nuk e kam lexuar”, “nuk ia vlen me lexu”

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 11:10

Deputetët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe Agim Bahtiri, thanë se nuk e kanë  lexuar planin 15 pikësh të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për qeverinë e unitetit kombëtar.

I pyetur nga gazetarët nëse e kanë lexuar, Sveçla tha se s’ka pasë kohë, ndërsa Bahtiri tha se s’ia vlen.

“Nuk e kam lexuar me të thënë të drejtën. S’kam pasë kohë”, tha Sveçla.

“A ia vlen me lexu?”, pyetën gazetarët.

“Patjetër”, e ktheu Sveçla.

Por, ndryshe u përgjigj bashkëpartiaku i tij, Agim Bahtiri.

“Valla nuk ia vlen hiç të lexohet”, tha ai./Express/