Gjykata Kushtetuese ka gjetur unanimisht të pabazuar një kërkesë të Shoqatës së Ndërtuesve për të shpallur antikushtetues një pjesë të vendimit të qeverisë për caktimin e çmimeve të referencës për ndërtimin në Tiranë.
Në ankimimin ata kërkonin shfuqizimin e vendimit të qeverisë i marrë në korrik të vitit të kaluar për rishikimin e çmimeve të referencave që përdoren për tatimin në rast të shitjes së pasurive të paluajtshme.
Ndërtuesi ankimuan në kushtetuese këtë vendim me argumentin se u sillte atyre koste shtesë në taksën e ndërtesës dhe ndër të tjera ky vendim cënonte lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private dhe parimin e sigurisë juridike.
Kushtetuesja e mori vendimin për rrëzimin e kërkesës me argumentin se nuk është objekt shqyrtimi i këtij institucioni.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...