Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022.
Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.
“Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në faqen e KQZ-së.
Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2022 janë publikuar në uebfaqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së; Shërbimet për Subjekte Politike; Raportet Vjetore Financiare, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...