Arrestohen 5 persona në Gjakovë për prostitucion - Gazeta Express
string(48) "arrestohen-5-persona-ne-gjakove-per-prostitucion"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2021 11:11

Arrestohen 5 persona në Gjakovë për prostitucion

Lajme

Gazeta Express

06/03/2021 11:11

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë dje ka arrestuar pesë persona të dyshuar për prostitucion, raporton Gazeta Express.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se tre nga pesë të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ndërsa dy të tjerët në qendër të Gjakovës.

Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 04.03.2021-20:00. Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë  pas një pune hetimore në teren me datë  05.03.2021 ka arrestuar  tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë  me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit  në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 Gjakovë 04.03.2021-22:00. Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë  pas një pune hetimore në teren me datë  05.03.2021 ka arrestuar   dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit  në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Pesë të arrestuarit pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës janë liruar në procedurë të rregullt./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement