Një surprizë e madhe sapo ndodhi në grupin e Shqipërisë për kualifikimet e Kupës së Botës.
Andorra ka arritur të marrë pikën e parë në grup, pas gjashtë ndeshjeve, shkruan Gazeta Express.
Letonia nuk arriti më shumë se një barazim 2:2 ndaj Andorës, duke i humbur gjasat për vendin e dytë në grup.
Tani, Letonia është e katërta me pesë pikë, tri më pak se Shqipëria në vendin e dytë, që ka një ndeshje më pak të luajtur.