Surpriza në zgjedhjet në Francë, reagon Presidenca: Macron po analizon rezultatet
Lajme
Gazeta Express
07/07/2024 21:31
Presidenti Emmanuel Macron, sipas CNN, është duke analizuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe do të presë që tabloja e plotë të shfaqet në parlament përpara se të marrë vendimet e nevojshme, sipas Presidencës franceze.
“Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do të respektojë zgjedhjen e popullit francez”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu thuhet se Presidenti Macron nuk pritet të flasë sonte, por kryeministri i tij Gabriel Attal do të mbajë një deklaratë./TCH