Supremja shfuqizon nene të caktuara të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi - Gazeta Express
string(93) "supremja-shfuqizon-nene-te-caktuara-te-udhezimit-administrativ-per-pagesat-direkte-ne-bujqesi"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 12:14

Supremja shfuqizon nene të caktuara të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 12:14

Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa nene të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike në konfliktin administrativ sipas padisë së paditëses: “Stonecastle Vineyards & Ëinery” Sh.p.k, të cilën e përfaqësojnë sipas autorizimit Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, më avokatët Florin Lata dhe Urim Vokshi, më seli në Prishtinë, kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë, të cilën e përfaqëson Nadir Shyqeriu, avokat nga Avokatura Shtetërore nga Ministria e Drejtësisë, me bazë juridike: shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Udhëzimin Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025, në shqyrtimin gjyqësor publik, të mbajtur në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 14.07.2025, ka aprovuar të themeltë kërkesëpadinë e paditëses: “Stonecastle Vineyards & Ëinery” të paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë.”

Në njoftim thuhet se janë shfuqizuar neni 21 paragrafi 2 nën paragrafët 2.1 dhe 2.2, të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025.