Supremja e aprovon padinë e prokurorit Shqipdon Fazliu kundër KPK'së, Kërveshi: Me këtë aktgjykim i hiqet dushku kësaj teme - Gazeta Express
string(120) "supremja-e-aprovon-padine-e-prokurorit-shqipdon-fazliu-kunder-kpkse-kerveshi-me-kete-aktgjykim-i-hiqet-dushku-kesaj-teme"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 12:37

Supremja e aprovon padinë e prokurorit Shqipdon Fazliu kundër KPK’së, Kërveshi: Me këtë aktgjykim i hiqet dushku kësaj teme

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 12:37

Avokati Kujtim Kërveshi ka njoftuar se sot kanë pranuar aktgjykimin e Supremes, sipas të cilit padia e prokurorit Shqipdon Fazliu është aprovuar në tërësi,

“Sot kemi pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme me të cilin padia e Prokurorit Shqipdon Fazliu është aprovuar në tërësi. Z Fazliu për këtë betejë të madhe i dha besimin në përfaqësim shoqërisë sonë të avokatisë, Kërveshi & Partners Laë Firm.”

Ai ka thënë se rregullorja e KPK’së me numër 04/2025 është shpallur e paligjshme dhe shfuqizohet.

“Rregullorja e Këshillit Prokurorial të Kosovës me numer 04/2025 është shpallur e paligjshme dhe shfuqizohet!”

Kërveshi thotë se KPK kishte nxjerrë këtë rregullore me të cilën në mënyrë të kundërligjshme e ka kufizuar mandatin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik dhe e ka futur prokurorin Faziu “në garë” pa pjesëmarrjen e tij për pozitën e të cilën e kishte.

“Një përmbledhje e shkurtër: Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë Rregulloren në fjalë me të cilën në mënyrë të kunderligjshme ka kufizuar mandatin e Koordinatorit Kombetar për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe madje e ka futur z. Fazliu edhe në “garë” pa pjesëmarrjen e tij për pozitën të cilën z Fazliu e kishte ligjerisht. Pra, u kurizua ndër të tjera një e drejtë e siguruar ligjerisht! Pas shplljes së Rregullores në fjalë, z Fazliu e humbi pozitën në fjalë dhe u caktua një prokuror tjetër, nisi beteja ligjore dhe epilogun këtij akti te kunderligjshem ja dha Gjykata Supreme.”

“Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme i hiqet dushku kësaj teme!  Është e frikshme që disa institucione me kaq lehtësi shkelin parimet bazë të drejtësisë dhe sigurisë juridike. Është fat që gjykatat tona në shumicën e rasteve vendosin drejtë dhe deri sa kemi një standard të tillë, jemi ne faqen e bardhë të shtet-ndertimit!”