“Superylli shqiptar”, çka shkruajnë mediat zvicerane dhe italiane për vdekjen e Shpat Kasapit - Gazeta Express
string(90) "superylli-shqiptar-cka-shkruajne-mediat-zvicerane-dhe-italiane-per-vdekjen-e-shpat-kasapit"

Rozë

Gazeta Express

26/11/2025 17:11

“Superylli shqiptar”, çka shkruajnë mediat zvicerane dhe italiane për vdekjen e Shpat Kasapit

Rozë

Gazeta Express

26/11/2025 17:11

Mediat zvicrane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.

“Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur.”, është tituli i mediumit zviceran “Blick”.

Aty përmendet karriera e tij dy dekadëshe.

“Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe ndikoi ndjeshëm në popkulturën në Shqipëri dhe Kosovë. Sidomos falë performancave live dhe prezencës së tij në televizione, ai vitet e fundit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes”, thuhet në artikull.

Edhe në mediat italiane është raportuar për vdekjen e Kasapit.

Në raportime thuhet se Kasapi ishte një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.