Barcelona tashmë ka nisur punën për një operacion që mund të kthehet në një nga lëvizjet më të mëdha të afatit të ardhshëm të transferimeve. Objektivi është Marcus Rashford, sulmuesi i Manchester United, i cili e sheh me pozitivitet mundësinë për të nisur një etapë të re larg “Old Trafford”. Edhe pse reprezentuesi anglez ka kontratë deri në vitin 2028, të gjitha palët e përfshira duket se janë të gatshme të lehtësojnë transferimin e tij në “Camp Nou”.
Klubi katalanas e sheh përfshirjen e tij si strategjike, si për potencialin sportiv që ofron, ashtu edhe për ndikimin mediatik që do të sillte ardhja e tij. Rashford nuk ka kaluar vite veçanërisht të shkëlqyera në Manchester, gjë që ka bërë që drejtuesit e “djajve të kuq” të shqyrtojnë seriozisht shitjen e tij. Marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është ftohur muajt e fundit, dhe një largim mund të jetë në dobi të të dy palëve.
Për Barcelonën, sulmuesi përfaqëson një mundësi unike për të forcuar repartin ofensiv me një lojtar që, në moshën 27-vjeçare, ende ka shumë për të dhënë në nivelin elitar. Për vetë Rashfordin, ideja për të veshur fanellën blaugrana është shumë emocionuese. Personat pranë tij pohojnë se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të realizuar këtë transferim. Tundimi për të luajtur në La Liga dhe për të qenë pjesë e një projekti ambicioz si ai i Barcelonës ka qenë vendimtar në këtë vendim. Për më tepër, stili i tij i lojës përshtatet në mënyrë perfekte me filozofinë që synon të konsolidojë klubi katalanas.
Diskutimet mes dy klubeve kanë nisur tashmë në mënyrë joformale, megjithëse ende nuk është përmendur një shifër konkrete. Ajo që është e qartë është se Rashford dëshiron të përshpejtojë procesin dhe të dijë sa më shpejt të ardhmen e tij. Ndërkohë, Barcelona po analizon se si mund të strukturojë marrëveshjen në përputhje me kapacitetet e saj financiare.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...