Superliga rikthehet pas disa javësh pushim, luhen tri ndeshje interesante - Gazeta Express
string(72) "superliga-rikthehet-pas-disa-javesh-pushim-luhen-tri-ndeshje-interesante"

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 9:45

Superliga rikthehet pas disa javësh pushim, luhen tri ndeshje interesante

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 9:45

Superliga e Kosovës do të rikthehet sot, pas disa javësh pushim.

Tri ndeshje do të luhen sot, të cilat i përkasin xhiros së 19-të të elitës së futbollit kosovar.

Këto ndeshje do të luhen në Skënderaj, Klinë dhe Ferizaj.

Në Skënderaj, Drenica do t’i bëjë konak Llapit në “Bajram Aliu”.

Në dy ndeshjet paraprake të këtij sezoni, një ndeshje është mbyllur baras pa gola, teksa një tjetër e ka fituar Llapi 4-3.

Gjithsesi, me fitore ndaj Llapit në këtë pikë të sezonit, Drenica do ta kalonte skuadrën e Tahir Batatinës në tabelë.

Në Klinë, befasia e sezonit, Dukagjini është nikoqir i Prishtinës.

Dukagjini është i treti me 29 pikë, kundrejt 30 pikëve të Prishtinës, dhe me një fitore mund të dalë në vendin e dytë.

Megjithatë, në dy ndeshjet e para të sezonit mes vete, Prishtina i fitoi dy takimet, me rezultatet 3-2 dhe 2-0.

Ndërkohë, në Ferizaj luan kampionia e Kosovës, Drita.

Të besuarit e Zekerija Ramadanit do të kenë punë me Ferizajn, prejt të cilit pësuan humbje në xhiron e parë, e pastaj e mposhtën 3-1 në xhiron e dhjetë.

Drita është pa humbje në katër xhirot e fundit në Superligën e Kosovës, derisa Ferizaj e mbylli vitin 2025 me fitore ndaj Llapit.

Të gjitha ndeshjet e përmendura nisin nga ora 13:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement