string(61) "superliga-rikthehet-ne-mesjave-sot-do-te-luhet-ndeshja-e-pare"

Futboll

Gazeta Express

06/05/2025 9:54

Superliga rikthehet në mesjavë, sot do të luhet ndeshja e parë

Futboll

Gazeta Express

06/05/2025 9:54

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 33-të.

Kjo xhiro do të hapet me duelin e sotëm mes Gjilanit dhe Malishevës, i cili do të nisë prej orës 15:00.

Ky takim do të jetë i vlefshëm për të dy ekipet, shkruan “Gazeta Express”.

Gjilanasit, me një fitore eventuale, do t’i rrisnin gjasat për pozitën e tretë, e cila çon në Evropë, e të cilën për momentin e mban pikërisht Malisheva.

E kjo fundit po ashtu do të kërkojë pikë në fushën me bar artificial në qytetin e Gjilanit, për të ruajtur këtë pozitë vitale që e ka pasi momentalisht i ndan pikët e njëjta me Ferizajn, një tjetër pretendent për Evropë.

Kjo xhiro do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera që do të luhen nesër dhe dy të tjera pasnesër.

Dukagjini – Prishtina do të jetë një ndeshje mjaft interesante mes ekipeve që synojnë t’i ikin barazhit.

Edhe ballafaqimi mes Llapit dhe Ferizajt pritet me kërshëri të madhe pasi përballë njëri-tjetrit do të vendosen ekipi që kërkon t’i ikën pozitës së barazhit me skuadrën që po e mëton Evropën.

Kampionia e re, Drita do ta vizitojë ndjekësin e deridjeshëm për titull, Ballkani.

Të mërkurën do të ndeshen edhe ekipet e dorëzuara tashmë, Feronikeli 74 – Suhareka.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të do të nisin prej orës 15:00. /Gazeta Express