Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me xhiron e dytë, në këtë fillimsezon.
Javën e kaluar u arritën disa rezultate befasuese, me kampionen në fuqi, Dritën që u mposhtë nga Ferizaj.
Megjithatë, Drita këtë xhiro do të pushojë, pasi do të luajë të enjten në Luksemburg ndaj Differdange, në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës. Drita e fitoi ndeshjen e parë 2-1, dhe është afër shkruajtjes së historisë.
Ndeshja ndaj Drenicës është shtyrë për një datë të pacaktuar.
E sapo inkuadruar në Superligë, Prishtina e Re, e cila e befasoi Malishevën xhiron e kaluar, këtë javë i bënë konak Ferizajt.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Gjilani i Ardian Nuhiut sot do të marrë rrugën për në Klinë te Dukagjini i Ismet Munishit.
Skuadra klinase u mposhtë nga Prishtina në xhiron hapëse, teksa Gjilani barazoi me Ballkanin.
Ky i fundit e pret në Suharekë Malishevën e Qatip Osmanit.
Dy skuadrat synojnë tri pikët e para në stinorin e ri.
Këto tri ndeshje luhen nga ora 16:30.
Ndërkohë, nga ora 20:45, në kryeqytet luhet derbi i javës.
Prishtina e pret Llapin në “Fadil Vokrri”. Kryeqytetasit vijnë nga triumfi ndaj Dukagjinit, ndërsa Llapi pasi barazoi me Drenicën në Skënderaj./GazetaExpress/