Superliga: Rifillojnë ndeshjet, Gjilani në epërsi kundër Ballkanit - Gazeta Express
string(64) "superliga-rifillojne-ndeshjet-gjilani-ne-epersi-kunder-ballkanit"

Superliga: Rifillojnë ndeshjet, Gjilani në epërsi kundër Ballkanit

Gazeta Express

22/07/2020 17:51

Kanë rifilluar ndeshjet e javës së parafundit të sezonit 2019/20 në Ipko Superligë, me Gjilanin që po fiton 1:0 kundër Ballkanit në një duel vendimtar në garën për titull.

Kushtrim Shabani e kaloi Gjilanin në epërsi 1:0 në minutën e 42-të në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ballkani i pati rastet e veta dhe e mbizotëroi Gjilanin por pësoi gol në shansin e vetëm të vendasve.

Siç qëndrojnë gjërat, Ballkani ngel jashtë garës për titull, sepse i ka pesë pikë më pak se liderja, Drita.

Gjilani, ndërkohë, i afrohet Dritës në vetëm një pikë dhe kjo nënkupton se kampioni do të shpallej në ditën e fundit të kampionatit.

Ndërkohë, në ndeshjet tjera, Feronikeli po e mund Trepçën ’89 me rezultat 1:0, Llapi po fiton 2:0 kundër Ferizajt, Dukagjini e Vushtrria po barazojnë 1:1, ndërsa Prishtina dhe Flamurtari po luajnë baras pa gola, po ashtu. /Gazeta Express/