Superliga e Kosovës rikthehet me xhiron e 14-t, luhet në Lipjan e Prishtinë - Gazeta Express
string(74) "superliga-e-kosoves-rikthehet-me-xhiron-e-14-t-luhet-ne-lipjan-e-prishtine"

Futboll

Gazeta Express

22/11/2025 10:40

Superliga e Kosovës rikthehet me xhiron e 14-t, luhet në Lipjan e Prishtinë

Futboll

Gazeta Express

22/11/2025 10:40

Elita e futbollit kosovar rikthehet sot me xhiron e 14-t, me dy ndeshje interesante që do të luhen gjatë ditës së sotme.

Sot do të luhet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit dhe në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Në Lipjan, Prishtina e Re i bën konak kampiones në fuqi, Dritës, me ndeshjen që nis nga ora 13:00.

Drita udhëton te Prishtina e Re pas fitores ndaj Llapit në Superligë, teksa Prishtina e Re po ashtu pas barazimit ndaj Llapit.

Drita nuk luajti fare xhiron e kaluar, pasi ndeshja me Prishtinën u shtye shkaku se Faton Maloku ishte i ftuar te Kosova.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, Drita fitonte 2-1 në Gjilan.

Në kryeqytet nga ora 18:00, Prishtina e pret Malishevën.

Prishtina është pa fitore në dy ndeshjet e fundit, duke pësuar një humbje nga Llapi dhe duke barazuar me Gjilanin.

Edhe Malisheva ka një humbje në ndeshjne fundit, atë ndaj Gjilanit. Në ndeshjet e ndërsjella, Prishtina fitoi ndaj Malishevës në udhëtim me shifrat prej 3-1./GazetaExpress/