Superliga e basketbollit me emër të ri, sezoni i ri fillon më 10 shtator - Gazeta Express
string(71) "superliga-e-basketbollit-me-emer-te-ri-sezoni-i-ri-fillon-me-10-shtator"

Basketboll

Gazeta Express

22/08/2022 13:53

Superliga e basketbollit me emër të ri, sezoni i ri fillon më 10 shtator

Basketboll

Gazeta Express

22/08/2022 13:53

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se sezoni i ri në Superligën e basketbollit do të fillojë më 10 shtator.

Bordi i FBK-së, i mbledhur së fundmi, e ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e këtushëm dhe i ka marrë ndër të tjera edhe disa vendime.

Gjithashtu, shtëpia e basketbollit kosovar ka njoftuar se Superliga e Meshkujve në dy vitet e ardhshme do ta marrë emrin Prince Caffe Superliga, shkruan “Gazeta Express”.

Bordi i FBK-së vendosi që ta organizojë Kuvendin Statutar më 1 Tetor, me të vetmen pikë të rendit të ditës “Ndryshimet Statutare”, pas udhëzimeve të MKRS-së për të gjitha Federatat Sportive, për të përfshirë në Statut përgjegjësitë që përcaktohen me Ligjin për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Tjera Negative në Ngjarjet Sportive, Luftimin e dopingut në basketboll, si dhe Dispozitën për menjanimin e konfliktit të interesit të organeve vendim-marrëse.

Ky Bord, tutje ka vendosur që pas rekomandimeve të Komisionit për Licencim të FBK-së ta shtyjë afatin për licencimin e klubeve për garim në edicionin 2022/23 deri më 1 Shtator 2022.

Siç njofton FBK-ja, kjo vlen për klubet që nuk i kanë kompletuar dokumentacionet që kanë qenë kriter për licencim dhe garim në FBK.

Komisioni për Licencim do të takohet më 2 Shtator për t’i dhënë rekomandimet përfundimtare tek Bordi i FBK-së për klubet që i kanë përmbushur kriteret për licencim dhe garim në edicionin e ri.

Ndër të tjera, Bordi i FBK-së e ka miratuar në parim kërkesën e KB Bora Basket për t’u inkuadruar në Ligën e Parë të Meshkujve nga edicioni 2022/23 pas paraqitjes së projektit serioz dhe afatgjatë, me theks të veçantë zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja.

Bordi i ka miratuar edhe tarifat e reja për zyrtarët e ndeshjeve të garave të FBK-së dhe e miratoi Rregulloren e Punës së Komisionit të Garave të FBK-së. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement