Superkupa/ Peja mposht Prizrenin dhe kalon në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(57) "superkupa-peja-mposht-prizrenin-dhe-kalon-ne-gjysmefinale"

Superkupa/ Peja mposht Prizrenin dhe kalon në gjysmëfinale

Sport

Gazeta Express

14/09/2023 19:06

Peja ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar eliminoi sonte Proton Cable Prizrenin në çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” përfundoi me rezultatin 92:81.

Justin Edler-Davis shkëlqeu te pejanët me 29 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Lis Shoshi me 15 sosh.

Më i dalluari te prizrenasit ishte Ivan Koljevic, që shënoi 18 pikë.

Peja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga përballja Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. /Gazeta Express/