Superkupa Mbarëkombëtare i bën bashkë klubet më të mëdha shqiptare në Shkodër - Gazeta Express
string(77) "superkupa-mbarekombetare-i-ben-bashke-klubet-me-te-medha-shqiptare-ne-shkoder"

Basketboll

Gazeta Express

07/10/2021 13:08

Superkupa Mbarëkombëtare i bën bashkë klubet më të mëdha shqiptare në Shkodër

Basketboll

Gazeta Express

07/10/2021 13:08

Liga Unike do ta fillojë edicionin e ri me Superkupën Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat.

Lexo Edhe:

Femrat do të garojnë në Vlorë, kurse meshkujt në Shkodër.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja do të luhet më 17 Tetor.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra durrsake është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, duke i fituar dy trofetë në basketbollin shqiptar, kurse Golden Eagle Ylli është kampion i Ligës Unike, si dhe kampion i Kosovës.

Katër skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar, si dhe historik, duke e marrë parasysh se ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike. /Gazeta Express/

Orari-Meshkujt

16 Tetor

17:00 Vllaznia – Prishtina

20:00 Teuta – Golden Eagle Ylli

17 Tetor

20:00 Finalja